– “O ju që keni besuar! Nëse i bindeni një grupi nga ata që u është dhënë Libri, ata, pas besimit tuaj, do t’ju kthejnë në jobesimtarë.” – E çfarë mund të pritet tjetër prej smirëzinjve të mbushur plot urrejtje dhe armiqësi ndaj jush?! Ata janë të paduruar dhe ngulmues për t’ju devijuar nga rruga e drejtë ku ju ecni. Ata mezi presin që ju të braktisni udhëzimin hyjnor, me dritën e të cilit ecni të sigurt drejt kënaqësisë së Zotit tuaj, sikurse thotë i Madhëruari: “Shumë ithtarë të Librit do të dëshironin që, pasi keni besuar, t’ju kthejnë në jobesimtarë, të shtyrë nga zilia e tyre, edhe pasi u ishte bërë e qartë e Vërteta.
Falini dhe tolerojini ata, derisa Allahu ta sjellë urdhrin e Vet! Allahu ka pushtet për gjithçka.” [Bekare 109]. Pastaj, Allahu i Lartësuar dhe Mëshirëplotë, me butësinë dhe përkujdesin e Tij të pamatë, i udhëzon besimtarët, adhuruesit e Tij të sinqertë, në disa mënyra, nëpërmjet të cilave ata do të jenë të patundur në besimin e tyre dhe në ndjekjen e udhës të drejtë, që të çon drejt kënaqësisë së Tij. Nëse ata i shfrytëzojnë këto mënyra, atëherë devijimi dhe humbja e tyre nga rruga e drejtë do të ishte e pamundur. Prandaj thotë i Lartësuari: