– “Ju pandehët se i Dërguari dhe besimtarët nuk do të ktheheshin më te familjet e veta, dhe kjo, thellë në zemër, ju duk gjë e mirë. Ju patët mendim të keq, sepse jeni njerëz të prishur.” – Ata menduan se Profeti (a.s.) dhe besimtarët do të vriteshin në luftë dhe nuk do të ktheheshin më në shtëpitë e tyre. Dalëngadalë, ky mendim po iu pëlqente thellë në zemër, derisa iu bë ide e palëkundur.
Dy ishin shkaqet e kësaj: së pari, ata ishin njerëz të prishur, tek të cilët nuk kishte asnjë hajër. Nëse në shpirtrat e tyre do të kishte ndonjë mirësi, ata kurrsesi nuk do t’i mendonin këto gjëra. Kurse shkaku i dytë ishte dobësia e imanit dhe e sigurisë së tyre në premtimin e Allahut për lartësimin e fjalës së Tij. I Lartësuar thotë: