– “Beduinët, që nuk morën pjesë në luftë, do të thonë: “Na penguan pasuria dhe familjet tona, ndaj kërko falje për ne!”” – Allahu i Madhëruar i qorton ata të cilët u dembelosën dhe nuk shkuan së bashku me Profetin të luftonin në rrugën e Tij. Këta ishin disa beduinë me iman të dobët dhe me zemër të sëmurë. Ata patën një mendim të keq për Allahun e Lartësuar. Ata u justifikuan duke thënë se i kishte penguar pasuria dhe familja nga pjesëmarrja në xhihad. Ata, gjithashtu, i kërkuan Profetit (a.s.) që të kërkonte falje për ta. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë:
– “Ata thonë me gojë gjëra që nuk i kanë në zemër. Thuaju: “Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron që t’ju përfshijë ndonjë gjëmë ose t’ju vijë ndonjë e mirë?!” Nuk është ashtu. Allahu e di shumë mirë se çfarë veproni ju.” – Kur i thanë Profetit që të kërkonte falje për ta, ata donin të tregonin se e pranonin fajin dhe se ishin të penduar për të. Faji i tyre ishte mosmarrja pjesë në luftë me Profetin (a.s.). Por, në fakt, ata nuk ishin penduar me zemër. Nëse vërtet do të ndienin keqardhje për veprimin e tyre, atëherë lutja e Profetit (a.s.) për ta do t’u vlente, sepse pendimi është i dobishëm për ata që, sinqerisht, kthehen te Zoti të nënshtruar. E vërteta qe se ata nuk morën pjesë në luftë, pasi kishin mendim të keq për Allahun: