– “… Dhe që Allahu të të dhurojë ty një mbështetje të fuqishme.” – Kuptimi: Ndihma e Alllahut do të jetë e madhe dhe Islami nuk do të kërcënohet më. Triumfi i Islamit dhe muslimanëve do të jetë i plotë dhe mohuesit do të poshtërohen, do të nënshtrohen e do rrallohen. Fuqia e muslimanëve, në aspektin ushtarak, ekonomik etj., do të mbizotërojë. Pastaj i Madhëruari tregon frytet e këtij çlirimi te muslimanët, duke thënë: