Select Page

“… që Allahu të t’i falë gabimet e kaluara dhe ato të mëvonshme, …” – Kjo erdhi – dhe Allahu e di më mirë – për shkak të veprave të shumta në bindje ndaj Allahut dhe për shkak të masës së madhe të njerëzve që përqafuan fenë e Tij.

Gjithashtu, ndodhi edhe për shkak të pranimit nga ana e Profetit (a.s.) të kushteve të mekasve, gjë e cila kërkonte një durim të hekurt, të cilin e kanë veçse më të zgjedhurit e profetëve të Zotit. Fakti që Allahu i Madhëruar ia fali Profetit (a.s.) të gjitha gabimet, të shkuarat dhe të ardhmet, është një nga privilegjet më të mëdha që i janë dhuruar Muhamedit (a.s.). Përveç kësaj:

– “… ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje …” – Kuptimi: Të plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje, duke ngritur lart fenë tënde, duke të dhënë epërsi mbi armiqtë dhe duke e përhapur fjalën tënde gjerësisht.

– “… dhe të të udhëzojë në rrugë të drejtë. …” – Nëpërmjet këtij udhëzimi, Allahu i Madhëruar ju mundëson që të arrini lumturinë e përjetshme, duke fituar çdo të mirë dhe duke shpëtuar nga çdo e keqe.