Select Page

  Kurrsesi nuk është njëlloj ai që është i qartë tërësisht për fenë dhe besimin e tij, duke u bazuar në dituri të saktë, të drejtë dhe të vërtetë, dhe duke punuar me sinqeritet me atë dituri vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut, me atë që ka një zemër të verbër. Ky i fundit, ndryshe nga i pari, e refuzon të vërtetën dhe ka devijuar nga  rruga e drejtë, duke pasuar dëshirat dhe epshet e veta, pa pasur udhëzim dhe dritë nga Allahu. Ç’është më e keqja, ky i mjerë pandeh se është në rrugë të mbarë! Sa i madh është dallimi mes këtyre dy njerëzve! Sa larg qëndrojnë ata nga njëri-tjetri, qoftë në veprat që bëjnë, qoftë në shpërblimin që meritojnë!