Select Page

“Allahu është Miku i atyre që besojnë …” – Allahu i Gjithëmëshirshëm përkujdeset për besimtarët, duke i nxjerrë ata nga errësirat në dritë. Ai kujdeset për ta duke u dhuruar sukses në çdo çështje dhe shpërblimin më të mirë për çdo vepër të bërë prej tyre.

“… kurse për jobesimtarët nuk ka miq.” – Ata që mohojnë dhe refuzojnë përkujdesjen e posaçme të Allahut ia kanë mbyllur vetes portën e mëshirës së Tij. Për këta të mjerë nuk ka udhëzues, që mund t’i drejtojë në rrugën e paqes, ashtu siç nuk kanë ndonjë që mund t’i shpëtojë nga dënimi i Zotit.

Miqtë e tyre, të cilëve ata u kanë besuar çështjet e tyre, janë idhujt dhe gjithçka që adhurohet veç Allahut. Miku i tyre është Shejtani, i cili i nxjerr ata nga drita, për t’i humbur tërësisht mes errësirave. Këta do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.