– “A nuk udhëtojnë ata nëpër Tokë, për të parë se si qe përfundimi i popujve para tyre?! Allahu i shkatërroi ata plotësisht, e po kështu do të përfundojnë të gjithë jobesimtarët.” – A nuk udhëtojnë nëpër botë këta mohues të së vërtetës dhe të shohin se si qe përfundimi i popujve pararendës, të cilët nuk pranuan të besonin mesazhet që profetët e Zotit u sollën?
Le ta bëjnë këtë, dhe do të mësojnë se ai qe përfundimi më i keq. Le të shohin majtas e djathtas, e do të kuptojnë se ata u shkatërruan dhe u zhdukën nga faqja e dheut, për shkak të mohimit. Allahu u shkatërroi pasuritë, pushtetin e vendbanimet, bashkë me veprat dhe intrigat e tyre. Të njëjtin përfundim të dhembshëm kanë pasur mohuesit e çdo kohe dhe vendi. Të gjithë i ka përfshirë ndëshkimi dhe janë bërë mësim për brezat. Ndërsa besimtarët, Allahu i Lartësuar i shpëton nga ndëshkimi dhe i shpërblen me mirësi të shumta.