– “Ai do t’i udhëzojë (drejt lumturisë) dhe do t’ua përmirësojë gjendjen e tyre.” – Allahu i Madhëruar i udhëzon ata drejt Xhenetit, duke i bërë të qëndrueshëm në këtë rrugë. Gjithashtu, Ai përmirëson gjendjen dhe çështjet e tyre. Ai ua shumëfishon shpërblimin për veprat që kanë bërë, pa mundime e vështirësi nga ana e tyre.