– “Çdokush që, edhe pas kësaj, shpif gënjeshtra kundër Allahut, është me të vërtetë keqbërës.” – Vërtet ky është një krim dhe padrejtësi e pashembullt. Të ftohesh për të gjetur të vërtetën, duke u bazuar në Librin e Zotit, dhe të mos e pranosh një gjë të tillë?! Kjo vërtet tregon arrogancë, kokëfortësi dhe padrejtësi të pamatë.
Nga ana tjetër, kjo është një dëshmi shumë bindëse për profetësinë dhe vërtetësinë e Muhamedit (a.s.). Ai ishte Profet i Zotit, të cilit i shpallej e vërteta. Ose, në të kundërt, si mund të shpjegohet që ai dinte imtësi të tilla, të cilat nuk mund t’i dinte askush tjetër, veç atij që Zoti ia zbulon e tregon?! Prandaj thotë i Lartësuari: