Select Page

– “Ha, Mim. Shpallja e Librit është prej Allahut, Ngadhënjimtarit, të Urtit.” – Ky është një lavdërim që Allahu i Madhëruar i bën Librit të Tij të mrekullueshëm dhe madhështor. Kjo është dhe ftesë për njerëzit, që ata të udhëzohen me dritën e Kur’anit dhe të meditojnë më shumë reth ajeteve të tij, sepse kështu mund të përfitojnë prej thesareve të fshehura të tij.