Select Page

– “O ithtarë të Librit! Përse nuk i besoni shpalljet e Allahut (Kur’anin), për të cilat ju vetë jeni dëshmitarë (se janë të vërteta)? – Allahu i Lartësuar u flet zemrave të këtyre njerëzve: Çfarë ju shtyn që t’i mohoni këto argumente të sakta prej Zotit të botëve, kur ju jeni të sigurt se pretendimi juaj është i kotë?! Si është e mundur ta refuzoni udhëzimin e mrekullueshëm të sjellë prej Muhamedit (a.s.) nga Zoti i tij, kur jeni të sigurt se ai është Profet i madh?!

Madje, ju e pohoni mes jush vërtetësinë e tij, nga një anë, dhe ua fshihni të tjerëve, nga ana tjetër. Me këto fjalë, Allahu i Lartësuar i qorton dhe i këshillon ata që të heqin dorë nga egoizmi dhe arroganca e tyre e tepruar. Ai i këshillon ata që ta lënë këmbënguljen e kotë në rrugën e gabuar dhe t’i kthehen së vërtetës, të cilën e dëshmojnë edhe vetë. Më pas, Allahu i Lartësuar vijon t’i qortojë dhe t’i këshillojë ata që të mos pengojnë të tjerët, që e duan udhëzimin, nga rruga e lumturisë: