Select Page

– “Nuk ka dyshim se këto janë rrëfime të vërteta (rreth Isait).” – Kjo është e vërteta e padiskutueshme. Çdo gjë tjetër që bie ndesh me të është shpifje dhe gënjeshtër.

– “Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër (me meritë) përveç Allahut.” – Ai është Zoti që meriton të gjitha adhurimet tona. Allahu është i Vetmi që meriton të adhurohet me dashuri, me durim dhe nënshtrim total. Askush tjetër nuk meriton asnjë grimcë adhurimi, përkushtimi e bindjeje totale, sepse:

– “Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti” – Allahu është El Azîz, Krenar, i Plotfuqishëm, Ngadhënjimtar e i Pamposhtur. Çdo gjë i është nënshtruar madhështisë dhe krenarisë së Tij. Allahu është El ĥakîm, i Urtë. Ai vendos gjithçka në vendin që i takon. Me urtësinë e Tij të madhe, Ai sprovon besimtarët me jobesimtarët, sepse kështu shfaqet dashuria dhe sakrifica e besimtarëve për Zotin e tyre. Për hir të Zotit të tyre, ata luftojnë dhe polemizojnë me qafirët me argumente dhe me Librin e ndritur të dhuruar nga Zoti i gjithësisë.