– “O Zoti ynë! Ne besojmë në atë që ke shpallur dhe e pasojmë të Dërguarin (Isanë). Na bashko me ata që dëshmojnë!” – Ne e besojmë të vërtetën që Ti ke shpallur dhe e pasojmë me besnikëri Profetin Tënd, prandaj na shkruaj edhe neve mes atyre që quhen dëshmues të drejtë. Asnjë dëshmi nuk mund të jetë më e drejtë dhe më e dobishme, sesa dëshmia për njëshmërinë e Allahut në meritën e adhurimit dhe dëshmia për besim të plotë ndaj Profetit dhe për të vepruarit sipas këtij besimi. Kjo ishte dëshmia e tyre e madhe, prej së cilës merituan që Allahu i Lartësuar t’i nxirrte faqebardhë dhe triumfues mbi ata që nuk pranonin të besonin dhe të pasonin rrugën e Profetit të tyre. Më tej, i Madhëruari thotë: