Në vijim, Allahu i Lartësuar i kërcënon ata se do t’i ndëshkojë ashtu siç bëri me popujt e shkuar, të cilët ishin edhe më të fuqishëm dhe me ushtri më të mëdha e të shumta se këto, që u rreshtuan rreth të kotës, në mbështetje të saj.
– “Para tyre mohuan populli i Nuhut, ai i Adit …“ – Populli i Nuhut dhe populli i Adit, domethënë, populli i profetit Hud.
– “… dhe Faraoni me ushtrinë e tij. Edhe Themudët …“ – Edhe Faraoni, me ushtritë shumta e madhështore. Edhe Themudi, populli i profetit Salih.
– “… edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes.“ – Edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes, atij vendi me kopshte e pyje të dendura, me dëgë të ndërthuruara me njëra tjetrën. Ky ishte populli i profetit Shuajb.
– “Ato ishin grupe të mëdha (mohuesish).“ – Të gjitha këto ushtri u bashkuan me të gjithë fuqinë e arsenalin e tyre, për të hedhur poshtë të vërtetën, por kjo nuk u solli asnjë të mirë dhe nuk arritën asnjë qëllim. Ata nuk u mbrojtën dot nga dënimi i Allahut.