Select Page

Apo mos i kanë ata vallë Thesaret e mëshirës së Zotit tënd – Ngadhënjimtarit, Dhuruesit të të gjitha mirësive?Mos, vallë, i kanë ata në dorë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjimtarit, Dhuruesit (të të gjitha mirësive), dhe kështu mund t’i japin atij që duan dhe të privojnë atë që ata duan? Këta mendjelehtë, ndër fjalët boshe që guxuan të thoshin për të refuzuar Profetin, ishin dhe: “Vallë, ky është ai që u zgjodh nga mesi ynë, për t’iu dërguar Mesazhi?” Kjo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep atij që dëshiron, me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Nuk u takon atyre të vendosin se kujt ia jep Zoti profetësinë dhe çdo mirësi tjetër.