Select Page

– “Kujto kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur dhe të ka pastruar ty. Ai të ka zgjedhur ty mbi të gjitha gratë e botës.”. – Allahu i Lartësuar na tregon kështu për vlerat e larta të kësaj gruaje. Melekët iu drejtuan asaj me këto fjalë të mrekullueshme, të cilat ia mbushën zemrën. E si të mos kënaqesh, kur dëgjon prej melekëve se Allahu i Lartësuar të ka zgjedhur e të ka dalluar mbi të tjerët?! Jo vetëm kaq, por madje të ka pastruar edhe nga çdo cilësi e mangët dhe e ulët. Allahu i Lartësuar e ka përdorur dy herë fjalën ‘iŝŧafâki’ – të dalloi, të veçoi. Herën e parë, kur thuhet: “In-nell-llâhe-ŝŧafâki”, ajo ka kuptimin: “Allahu të dalloi ty, duke të dhuruar cilësi të mrekullueshme dhe duke të pajisur me vlera të larta, në krahasim me njerëzit e tjerë”.   

Në rastin e dytë, Allahu thotë: “Ue-ŝŧafâki alâ nisãil-âlemîn”, domethënë: “të veçoi mbi gratë e botës”. Ky lloj veçimi mund të jetë bërë ndër të gjitha gratë e botës të kohës së saj, ose edhe ndër gratë e botës të të gjitha kohërave. Ky prestigj nuk cenohet aspak nga fakti që atë e kanë merituar edhe gra të tjera, siç ishin dy nga bashkëshortet e Profetit, Hadixhja dhe Aishja, dhe vajza e tij, Fatimja. Të gjitha këto kanë qenë gra të shkëlqyera, të përzgjedhura dhe të dalluara nga të tjerat, mbështetur kjo në dëshminë e vetë Zotit të botëve. Vetë melekët e njoftuan atë se Allahu i Lartësuar e kishte dalluar mbi të gjitha gratë e botës, dhe kjo ishte një mrekulli e madhe, ose një dhuratë që meritonte një mirënjohje të thellë për dhuruesin e saj. Për këtë arsye, menjëherë pas përgëzimit, erdhi ky udhëzim: