– “Sa e sa breza kemi shkatërruar Ne para tyre. Në fund, ata u lutën për (mëshirë e) shpëtim, por nuk kishte më kohë për shpëtim.“ – Nuk ishte më koha kur mund të shpëtonin dhe t’u pranohej pendimi për atë që kishin bërë. Kështu, le të kenë frikë këta kryeneçë tani dhe të mos vazhdojnë me arrogancën, refuzimin e së vërtetës dhe armiqësinë ndaj saj, sepse i pret i njëjti fund.