– “Ai (Zekeria) tha: “O Zoti im! Si mund të kem unë djalë, kur mua më ka kapur pleqëria dhe shoqja ime është beronjë?!”” – Si mund të kem unë fëmijë, kur janë dy shkaqe që e bëjnë të pamundur një gjë të tillë?! Vetëm njëri prej tyre do të mjaftonte që lindja e fëmijës të ishte e pamundur. Po kur janë dy të tillë?! Por Allahu i Lartësuar i tha se këtu bëhej fjalë për një mrekulli, e cila është jashtë mundësive njerëzore:
– “Tha (Allahu): “Allahu bën çfarë dëshiron.” – Allahu i Lartësuar është Ai që e ka përcaktuar që fëmijët të krijohen e të lindin sipas ligjeve natyrore të vendosura prej Tij. Nëpërmjet këtyre ligjeve mundësohet vazhdimësia e jetës së njerëzimit. Megjithatë, Ai që i ka krijuar mënyrat natyrore të lindjes është i Plotfuqishëm që ta bëjë të lindë një fëmijë edhe jashtë këtyre ligjeve normale.
Allahu është i Gjithëpushtetshëm dhe ligjet i janë nënshtruar pushtetit të Tij. Kur dëgjoi këto fjalë, Zekeria, i nxituar tashmë, kërkoi ndonjë shenjë për ardhjen e fëmijës, me qëllim që t’i qetësohej zemra më shumë, prandaj tha: