– “Atëherë, Zekeria iu lut Zotit të tij, duke thënë: “O Zoti im! Më dhuro edhe mua një pasardhës të mirë! Vërtet, Ti e Dëgjon lutjen.” – Ai e luti Zotin e tij që t’i dhuronte atij pasardhës të mirë dhe të pastër në cilësi, edukatë dhe në fe. Ai i kërkoi Allahut që t’i dhuronte pasardhësit të tij mirësi si në aspektin e dynjasë, ashtu edhe në atë të besimit në Zotin.