– “Kujto kur gruaja e Imranit tha: “O Zoti im! Këtë (fëmijë) që është në barkun tim, unë vendosa që të ta kushtoj vetëm Ty.” – Në kohën e shtatzënisë me Merjemen, nëna e Merjemes i tha Zotit se ajo ia kishte përkushtuar Atij frytin që gjendej në barkun e saj.
Ajo kishte vendosur që fryti i barkut të saj të ishte i përkushtuar vetëm ndaj Zotit dhe në shërbim të Shtëpisë së Tij. Ky është kuptimi i fjalës “muĥar–raran”. Pastaj ajo u lut që Allahu i Lartësuar t’ia pranonte përkushtimin e saj modest, duke thënë:
– “Pranoje këtë prej meje! Ti Dëgjon dhe Di gjithçka.” – Kuptimi: “Pranoje, o Zot, prej meje këtë kushtim dhe bëje të frytshëm! Ti e dëgjon lutjen time dhe e di shumë