Select Page

Vërtet, Ne e kemi stolisur qiellin më të ulët (të Dunjasë) me bukurinë e yjeve.Allahu i Madhëruar përmend dy dobi të yjeve. Së pari, ato shërbejnë si zbukuruese të qiellit. Mendoje si do të ishte një qiell i zi, bosh nga këto yje aq të bukura. Ai do të ishte i errët dhe i frikshëm. Por Allahu i vendosi yjet, që të ndriçohet qielli dhe të duket me pamje madhështore, por edhe që të shërbejë si udhërrëfyes për udhëtarët e natës, në det dhe në tokë, që ata të arrijnë mirësitë  dhe begatitë e Tij. Së dyti,  Allahu i Madhëruar i bëri ata si rojtarë dhe gjuajtës të shejtanëve të rebeluar dhe të mallkuar.