– ”Ata që mohuan (Allahun) do të kenë një dënim të ashpër …” – Këta e refuzojnë me forcë besimin e pastër, në të cilin ftuan profetët dhe e qartësuan plotësisht përmes Shpalljes. Për këta të mjerë, Allahu thotë që: “… do të kenë një dënim të ashpër.” Ai është një dënim shumë i rëndë, të cilin ata do ta përjetojnë në zjarrin e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë. Ndryshe është gjendja e besimtarëve:
– ”… kurse ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje (të gjynaheve) dhe shpërblim të madh.” – Këta besojnë me zemrat e tyre gjithçka që Zoti urdhëron që të besohet. Përveç që besojnë me zemër, ata bëjnë vepra të mira, vepra në të cilat i fton imani i tyre, dhe jetojnë sipas këtij imani. Ata bënë vepra ‘të mira’ dhe përmirësuese të gjendjeve të tyre.
Për këta fatlumë, Allahu thotë që: “… do të kenë falje (të gjynaheve) dhe shpërblim të madh.”. A do t’u mbulohen dhe fshihen gjynahet e tyre, gjë kjo e cila do të thotë se janë të sigurt dhe të shpëtuar nga gjurmët e këqija të gjynaheve dhe dënimit që ato sjellin. Ata do të kenë edhe një shpërblim të madh dhe do të realizojnë gjithçka që synojnë.