Select Page

O njerëz! Nuk ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë. Premtimi i Allahut se do t’ju ringjallë për t’ju shpërblyer ose ndëshkuar për veprat tuaja është i vërtetë dhe të mos kini asnjë dyshim për këtë! Kurrë të mos dyshoni për këtë të vërtetë, për të cilën kanë ardhur të qarta të gjitha argumentet logjike dhe tekstuale nga Zoti, në të gjitha Shpalljet që ka zbritur në tokë.

Atëherë, duke qenë se kjo është diçka e vërtetë dhe premtimi i Zotit i sigurt, ju duhet të përgatiteni seriozisht për atë ditë. Koha është gjëja më e vyer, të cilën duhet ta mbushim me vepra të mira dhe nuk duhet të lejoni që për këtë t’ju pengojë askush:

Prandaj mos lejoni që t’ju mashrojë jeta e kësaj bote …Mos u mashtroni nga jeta e dynjasë, me kënaqësitë, stolitë dhe bukuritë e saj, dhe kjo t’ju shmangë nga qëllimi përse Zoti ju krijoi.

– ”… dhe mos lejoni që Kryemashtruesi (shejtani) t’ju largojë nga Allahu (me mashtrimet e tij). Mos ndiqni hapat e shejtanit të mallkuar dhe mos bini pre e kurtheve të tij! Shejtani është mashtrues i madh dhe armiku juaj real. Për këtë arsye, si të tillë konsiderojeni atë!