– ”Dhe nëse ata të mohojnë ty, dije se edhe të dërguarit para teje janë mohuar.” – Nëse të mohojnë ty, o Profet, atëherë mendohu pak për profetët para teje dhe le të jenë ata si shembull për ty. Dije se:
– ”Por, vetëm te Allahu do të kthehen (për gjykim) të gjitha çështjet.” – Kështu ka qenë dhe do të jetë gjithmonë: Allahu i shkatërron mohuesit dhe kundërshtarët e profetëve dhe u dhuron fitoren profetëve dhe besimtarëve të tyre të denjë dhe të sinqertë.