Select Page

Ata që nuk besojnë thonë: “A doni t’ju tregojmë një njeri, që do t’ju thotë se, pasi (të keni vdekur e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi (për jetën e përjetshme)? Duke treguar se kjo është e pamundur, që nuk mund të besohet, dhe duke u tallur, ata thanë: “A doni t’ju tregojmë një njeri, që do t’ju thotë se, pasi (të keni vdekur e) të jeni copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi (për jetën e përjetshme)?”

Me këto fjalë, ata tregojnë edhe një arsye pse ju duket e pamundur dhe e pabesueshme. Ata e kishin fjalën për Profetin e Zotit, Muhamedin (a.s). Sipas tyre, ai kishte sjellë një mesazh shumë të çuditshëm dhe të pabesueshëm. Ata ia tregonin këtë njëri-tjetrit në formë çudie dhe talljeje: Si është e mundur që një njeri i logjikshëm të thoshte të tilla fjalë?! Si mund të ringjallemi pasi të jemi tretur e bërë dhé?!