– ”Që Ai t’i shpërblejë ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Për këta ka falje dhe shpërblim bujar.” – Ky është shpërblimi për besimtarët e vërtetë. Ata besojnë sinqerisht me zemrat e tyre. Ata besojnë me bindje të plotë Allahun dhe Profetin e Tij. Pikërisht se besimi i tyre është i vërtetë dhe i sinqertë, ata bëjnë shumë vepra të mira sipas asaj që i udhëzon ky iman. Ata e vërtetojnë besimin në zemër me kryerjen e veprave të mira, në të cilat të udhëzon imani. Për këta të zgjedhur dhe fatbardhë,
Allahu i Madhëruar thotë: “Për këta ka falje …”. Zoti do t’ua mbulojë e fshijë gjynahet, për shkak të imanit të vërtetë dhe të veprave të mira që ata bëjnë. Falja e Zotit bën që nga ata të largohet çdo ligësi dhe ndëshkim. Përveç faljes që sjell ruajtja nga çdo e keqe, atyre u premtohet edhe furnizim i mirë. Kështu e shpërblen Zoti çdo bamirës e besimtar të mirë. Duke qenë se ata ishin bamirës, Ai i shpërblen me furnizim të këndshëm dhe bujar, duke u përmbushur çdo kërkesë e qëllim të mirë.