Select Page

Ai e di çfarë hyn në tokë … Çdo gjë që bie e hyn në tokë, si shiu, fara, kafshët dhe gjallesat.

”… dhe çfarë del prej saj … Si llojet e ndryshme të bimësisë dhe të botës shtazore.

”… dhe çfarë zbret prej qiellit …Nga qielli zbresin melekët, rizku i Zotit e përcaktimi i gjërave nga ana e Tij.

… e çfarë ngjitet në të.Në qiell ngjiten melekët, shpirtrat etj. Pasi përmendi krijesat e Tij dhe urtësitë e Tij në ato krijesa, si edhe diturinë e Tij të plotë për gjendjen e tyre, Allahu i Lartësuar përmend faljen e madhe dhe mëshirën e Tij të gjerë. Ai thotë:

Ai është Mëshirëploti, Falësi i Madh.Mëshira dhe falja janë atribute të Allahut, dhe gjurmët e tyre vazhdojnë të shfaqen te krijesat në çdo kohë, në varësi të asaj që ata meritojnë me veprat e tyre.