– “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të devijojnë, pasi na drejtove!” – Kuptimi: Mos i lejo zemrat tona që të devijojnë, të largohen nga e vërteta, për shkak të injorancës apo arrogancës tonë! Të lutemi të na bësh të përqendruar e të vazhdueshëm në rrugën e drejtë. Të lutemi Ty, të na bësh të udhëzuar dhe udhëzues. Na forco dhe na bëj të qëndrueshëm dhe besnikë në rrugën Tënde të drejtë! Na ruaj nga devijimi dhe sëmundja e zemrave të të devijuarve!
– “Na dhuro mëshirën Tënde! Pa dyshim, Ti je Dhuruesi i madh!” – Na dhuro mëshirën e madhe, që të kemi sukses në arritjen e çdo të mire dhe në ruajtjen nga rreziku i çdo të keqeje, sepse ti je Bamirës e Dhurues i madh! Mirësia Jote ka përfshirë çdo gjallesë.
9