Select Page

Ata, që i kumtojnë shpalljet e Allahut (ndër njerëz), i frikësohen vetëm Allahut e askujt tjetër përveç Tij. Ata u kumtojnë njerëzve ajetet dhe shpalljet e Allahut, argumentet dhe faktet e Tij të qarta, dhe i ftojnë ata që ta adhurojnë Allahun. Cilësia dalluese e tyre është: i frikësohen vetëm Allahut e askujt tjetër përveç Tij. Ata i frikësohen Allahut duke e njohur si një të vetëm dhe të pashoq.

Ata nuk i frikësohen dhe druhen askujt tjetër veç Allahut. Kjo normë (martesa me shumë gra) ishte pjesë e traditës së gjithë profetëve, të cilët ishin të ruajtur nga Zoti prej gjynaheve që cenonin figurën e tyre. Atëherë, kjo vepër kurrsesi  nuk mund të shihet si mangësi, por si vlerë e tyre. Dhe mos harro se detyra e atyre të zgjedhurve, të cilën ata e plotësuan në mënyrën më të plotë, ishte që t’i ftonin njerëzit në rrugën dhe ligjet e Zotit, për t’ju druajtur veçse Allahut, duke përmbushur urdhëresat e Tij dhe larguar nga ndalesat e Tij.

Dhe mjafton Allahu si llogaritës (i veprave të robit). Është Ai që do t’i marrë në llogari robërit e Tij. Ai sheh dhe i di mirë të gjitha veprat e tyre. Nga kjo kuptohet se martesa është prej traditës së profetëve të dërguar nga Zoti.