Select Page

Ky ajet hedh poshtë të gjitha ato shpifje dhe akuza që janë thënë kundër Profetit (a.s) për gratë e tij të shumta. Këto fjalë janë të padrejta dhe të pavend, sepse është Zoti i Lartësuar që ia ka lejuar Profetit të Tij diçka të tillë. Ai thotë:

Për Profetin nuk ka asnjë qortim kur bën atë që ia ka urdhëruar vetë Allahu. Profeti nuk ka asnjë gjynah ose gabim për atë me të cilën vetë Allahu e ka ngarkuar, për atë që Zoti e përcaktoi që të jetë e tij. Madje kjo çështje (poligamia) është diçka që Allahu ua pati lejuar edhe profetëve të tjerë para tij:

Ky ka qenë ligji i Allahut edhe për popujt që kanë qenë më parë. Dhe urdhri (kaderi) i Allahut gjithmonë do të përmbushet. Kjo qe diçka që patjetër do të ndodhte.