– ”O gratë e Profetit! Në qoftë se ndonjëra prej jush do të bënte ndonjë të keqe, do t’i shtohej Dënimi dyfish. Dhe kjo për Allahun është shumë e lehtë.” – Duke zgjedhur Allahun dhe botën tjetër, atëherë shpërblimi i tyre do të jetë i shumëfishtë, por edhe pesha e gabimeve do të jetë edhe më e madhe nëse gabojnë. Kështu tha Zoti, në mënyrë që kujdesi i atyre zemrave të pastra dhe të devotshme të shtohej dhe të ishte edhe më i madh në të ardhmen. Në këtë mënyrë, jo vetëm do të ishin më të kujdesshme, por edhe më mirënjohëse për Allahun e Lartësuar. Tashmë, çdokush nga ato që do të bënte ndonjë gabim, do t’i dyfishohej dënimi. Por gjithashtu: