Select Page

Kur ata ju erdhën prej së larti dhe prej së poshtmi, shikimet  tuaja u shtangën, zemrat erdhën në fyt (nga frika) dhe ju sajonit për Allahun lloj lloj mendimesh (të kota). Zemrat u shkuan në fyt nga frika dhe vështirësia, aq sa u shkonin lloj-lloj mendimesh. Pasiguria arriti kulmin kur shihnin gjithë ato masa shtrënguese dhe atë rrethim aq të fortifikuar. Ky rrethim vazhdoi për një kohë të gjatë. Allahu e përshkruan kështu gjendjen e besimtarëve: “… shikimet  tuaja u shtangën, zemrat erdhën në fyt (nga frika) dhe ju sajonit për Allahun lloj lloj mendimesh (të kota).”. Ju kishit mendimet e këqija se Allahu nuk do të ndihmonte fenë e Tij dhe se nuk do të plotësonte dhe lartësonte fjalën e Tij.”