– ”O ju që keni besuar! Kujtojeni Mirësinë e Allahut, kur ju erdhi një ushtri (për t’ju sulmuar) dhe Ne lëshuam kundër tyre një furtunë dhe forca që ju nuk i shihnit. Allahu e sheh mirë gjithçka që bëni ju.” – Allahu i Lartësuar u kujton robërve të Tij besimtarë mirësinë e madhe që u bëri gjatë kësaj historie kur një ushtri e madhe e disa aleatëve u mblodh për t’i luftuar dhe shfarosur, duke i nxitur të jenë mirënjohës.
Ushtritë e Mekës dhe gjithë Hixhazit u mblodhën për t’i luftuar nga sipër, ndërsa ushtritë e Nexhdit u mblodhën nga poshtë. Ata vendosën prerazi dhe u betuan që të shfarosnin Profetin dhe sahabët e tij. Kjo ishte lufta e Hendekut ose, siç quhet ndryshe, e Ahzabit. Përveç këtyre ushtrive, kundër tij u vunë edhe fiset judeje, që ishin rreth e rotull Medinës. Për të përballuar sulmet e ushtrisë së madhe, Profeti (a.s) hapi një hendek të madh rreth Medinës. Kështu aleanca e mohuesve dhe idhujtarëve bëri një rrethim shumë të dhimbshëm dhe të vështirë për muslimanët. Aq shumë u vështirësua jeta në Medinë, saqë Allahu i përshkroi me fjalët: