Select Page

Dhe (kujto) Kur Ne morëm prej profetëve një premtim (solemn), siç morëm prej teje, prej Nuhut, Ibrahimit, Musait dhe Isait, birit të Merjemes. Ne morëm prej tyre një besë solemne.Allahu i Madhëruar na njofton për një besë të fortë që ka marrë prej profetëve në përgjithësi, dhe prej këtyre 5 më të përzgjedhurve, në veçanti. Ai mori premtimin për të përmbushur tërësisht detyrat e fesë së Tij dhe për t’u përpjekur fort për lartësimin e fjalës së Tij. Kjo është rruga nëpër të cilën ecën të gjithë profetët e shkuar derisa u mbyll vargu i tyre me dërgimin e Muhamedit (a.s), që është më i miri i tyre dhe zotëria i të gjithë të dërguarve. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i urdhëron njerëzit që t’i marrin si shembull këta profetë dhe të pasojnë rrugën dhe udhëzimin e tyre.