– ”U jepni atyre përkatësinë e vërtetë atërore! Kjo është më e drejtë para Allahut.” – Ju duhet t’u njihni përkatësinë e vërtetë atësore, duke përmendur prindërit e tyre biologjikë. Kjo është më e drejtë dhe e rregullt tek Allahu.
– ”Nëse nuk ua dini se kush janë etërit e tyre, atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj.” – Nëse nuk i dini kush janë prindërit e tyre biologjikë, atëherë “… atëherë ata janë vellëzërit tuaj në fe dhe mbështetësit tuaj”, domethënë, konsiderojini si vëllezërit e tuaj në fe dhe si miqtë tuaj në Islam. Quajini vëllezër në Islam. Kështu, nuk lejohet që ata të quhen fëmijët tuaj. Nëse ua dini prindërit e tyre biologjikë, atëherë ua atribuoni atyre; dhe nëse nuk ua dini, atëherë quajini si vëllezër në fe ose miq. Mos mendoni se fakti që nuk u dihen prindërit biologjikë mund të jetë si justifikim që t’i quani si fëmijët tuaj. Kjo është e palejueshme.
– ”Ju nuk keni gjynah për diçka që e bëni gamimisht, porse për ato që zemrat tuaja i bëjnë qëllimisht.” – Nuk ka gjynah për ju në ato fjalë që i keni thënë më parë ose në rastet kur ju e bëni këtë gabimisht, por keni gjynah në ato fjalë që i thoni me vetëdije, edhe pse e dini se është e ndaluar.
– ”Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Ai ju fal dhe ju mëshiron ju, duke mos ju dënuar për gjynahet e kaluara dhe ju ka falur gjithashtu edhe për ato që i thoni gabimisht. Gjithashtu, pjesë e faljes dhe mëshirës së Allahut është edhe fakti që Ai ju qartësoi të gjitha ligjet që ju mësojnë dhe rregullojnë fenë dhe dynjanë tuaj. Allahu qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar!