– ”Ata të cilët e merituan dënimin, do të thonë (për pasuesit e tyre në humbje): “O Zoti ynë! …” – Udhëheqësit dhe prijësit në kufër dhe sherr, për të cilët ka marë fund vendimi për dënim, duke pranuar se ishin të humbur dhe devijues të të tjerëve, thonë:
– ”Këta janë ata që ne i devijuam (nga e vërteta).” – Këta na pasuan ne.
– ”Ne i devijuam ata siç devijuam edhe veten tonë.” – Që të gjithë ne ishim fajtorë për devijimin dhe humbjen ku ishim zhytur. Prandaj vendimi për dënim ka përfunduar për të gjithë.
– ”Ne tashmë distancohemi para Teje …” – Pra ne distancohemi tek Ti nga adhurimi që ata na përkushtonin. Ne distancohemi nga idhujtaria dhe punët e tyre të liga.
– ”…(e dëshmojmë) se ata nuk na adhuronin ne.” – Në të vërtetë, ata adhuronin shejtanët.