Allahu i Madhëruar na njofton se për çfarë do t’i pyesë njerëzit në Ditën e Gjykimit. Ai do t’i pyesë ata për gjërat themelore dhe bazat e besimit. Do të pyeten për besimin dhe adhurimin e Allahut dhe se si iu përgjigjën profetëve. Ai thotë:
– ”Atë ditë, Ai (Allahu) do t’i thërrasë ata dhe do t’u thotë: “Ku janë ortakët, të cilët m’i shoqëronit?” – Allahu i Lartësuar nuk ka shokë në adhurim dhe as në pushtetin e Tij, por kështu shpifën e trilluan idhujtarët në dynja. Prandaj Zoti u thotë atë ditë: “Ku janë ortakët, të cilët m’i shoqëronit?
Ku janë ata idhuj dhe ku është dobia dhe ndihma që shpresonit prej tyre?” Është e ditur se atë ditë atyre do t’u bëhet e qartë se ajo që e adhuruan dhe e shpresuan në dynja është e kotë dhe nuk u sjell asgjë që e shpresonin. Ata do të pohojnë me gojën e vet se ishin në humbje e vetëmashtrim: