Select Page

Ne krijuam shumë breza ndërmjet dhe ajo kohë është shumë e largët.Shumë shekuj kaluan, aq sa dituria e Shpalljes u zhduk. Dhe pikërisht kur nevoja për Shpallje ishte e madhe, Ne të dërguam ty me atë që ta mësuam dhe me Kur’anin, që ta shpallëm.

Ti nuk ishe banor i Medjenit, që të mund t’u tregoje këtyre argumentet Tona.Ti nuk jetoje e qëndroje mes banorëve të Medjenit, që të mësoje këtë histori dhe ajetet Tona, që të mund të tregoje kaq saktë e imtësisht historinë e Musait.

Por jemi Ne, që të dërguam ty si profet.Të gjitha këto lajme të Musait erdhën nga Shpallja që të dhuruam. Ti nuk kishe asnjë mënyrë tjetër për t’i mësuar, përveç Shpalljes.