Pasi Allahu i Lartësuar tregoi këtë histori, u kujton njerëzve se këto janë lajme që i vijnë Profetit nga Shpallja dhe se Profeti nuk ka asnjë mundësi tjetër informimi përveç Shpalljes:
– ”Ti nuk ishe në anën perëndimore, kur Ne i besuam Musait Shpalljen.” – Ti nuk ishte në perëndim të malit Turi Sina, kur Ne përcaktuam urdhrat për Musain.
– ”Ti nuk ishe dëshmitar në atë ngjarje.” – Ti nuk ishe dëshmitar në atë që ndodhi, që të mund ta tregoje.