– ”Ne i bëmë ata (veçse) prijës që ftojnë për në zjarr …” – E bëmë Faraonin dhe rrethin e tij shembull për ata që ecin drejt vendit të poshtërimit dhe dëshpërimit.
– ”… dhe Ditën e Kijametit ata nuk do të ndihmohen.” – Askush nuk do t’i ndihmojë të shpëtojnë nga ndëshkimi i Allahut. Ata janë shumë të dobët e të pafuqishëm që ta largojnë dënimin e Zotit nga vetja dhe nuk kanë për të gjetur ndonjë mik e ndihmëtar që do të mund t’i shpëtonte nga ai ndëshkim. Vetëm Allahu i ruan dhe shpëton ata që Ai dëshiron.