Select Page

Kështu, ai dhe ushtria e tij u treguan kryeneçë në tokë pa asnjë të drejtë …Ai u tregua arrogant e tiran me njerëzit, duke i bërë të vuajnë. Ai u tregua arrogant e mendjemadh me profetët e Zotit dhe refuzues i mrekullive të tyre. Ai së bashku me ndjekësit e tij i mohuan mesazhet dhe shenjat e Zotit dhe pretenduan se ajo që besonin ishte më e lartë dhe më e mirë.

… dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne.Ky ishte shkaku që i bëri të merrnin guximin për këto padrejtësi. Nëse do të dinin ose të besonin me bindje se do të ktheheshin tek Zoti, kurrë nuk do të guxonin të bënin atë që bënë. Ata vazhduan në inatin e shfrenimin e tyre në kalimin  e kufijve.