– ”Ai tha: “O Zoti im! Unë kam vrarë një njeri të tyre, prandaj kam frikë se mos më vrasin.” – Kështu, duke i kërkuar ndihmë Allahut, Musai i tregoi për këtë çështje të pazgjidhur mes tij dhe Faraonit. Ai i kërkoi ndihmë Zotit që t’i largonte këtë pengesë në kryerjen e misionit. Prandaj tha: “O Zoti im! Unë kam vrarë një njeri të tyre e kam frikë se mos më vrasin. Pra, kam frikë se do të më ekzekutojnë para se të mund të kryej misionin, për të cilin po dërgohem ndër ta.”