– ”Fute dorën në gjoks, se ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë! Dhe shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh!” – E futi dorën në gjoks dhe pasi e nxori, ndodhi ajo që tha Zoti. Pastaj tha: “… shtrëngoje krahun pas trupit, që të mos frikësohesh. Pra, shtrëngoje krahun pas trupit, që të largohet frika nga zemra jote.
– ”Këto janë dy mrekulli nga Zoti yt për te Faraoni dhe hordhia tij …” – Këto dy shenja, shkopi i kthyer në gjarpër dhe dora që vezullonte e bardhë, Zoti do t’i japë për të shkuar te Faraoni dhe hordhia e tij.
– ”….sepse ata janë vërtet njerëz të ligj.” – Atyre nuk iu mjafton paralajmërimi dhe urdhri nga një profet i Zotit, por duhen edhe shenja e mrekulli, që mbase u bëjnë dobi.