– ”Ai tha: “Le të jetë ky një pakt mes meje e teje.” – Ky kusht është i pranueshëm dhe tashmë kemi një marrëveshje, sipas së cilës:
– ”Cilindo afat që të plotësoj, të mos ketë keqdashje ndaj meje.” – Pra, edhe nëse qëndroj tetë vjet, që janë të detyrueshme, edhe nëse qëndroj dhjetë vjet, që janë në dëshirën time, nuk është gjynah për mua dhe nuk ka asnjë masë ndëshkuese.
– ”Allahu le të jetë garant për këtë që po themi.” – Ai na mbikëqyr dhe dhe ti e di mirë që ne ramë dakord. Babai i këtyre dy vajzave nuk është Shuajbi, profeti i njohur, siç është përhapur ndër shumë njerëz. Ky është një pretendim që nuk bazohet në tekste autentike. E shumta që mund të thuhet është se Shuajbi ka qenë në Medjen dhe se kjo ngjarje ndodhi ne Medjen. Po ku është argumenti se ka ndodhur në kohën e profetit Shuajb?
Nuk ka asnjë argument që të vërtetojë këtë. Askush nuk ka argument që tregon se Musai jetoi në kohën e Shuajbit dhe as që e ka takuar atë. Nëse do të ishte profeti Shuajb, Zoti do ta përmendte emrin e tij, e po ashtu dy vajzat. Gjithashtu, mund të themi se Allahu e shkatërroi popullin e Shuajbit dhe në Medjen kishin mbetur veçse ata që e besonin. Dhe, sipas kësaj logjike, ishte e papranueshme që besimtarët të mos kujdeseshin për vajzat e Profetit të tyre, duke i penguar tek uji, por do të ndodhte e kundërta.
Kurrë nuk do të ndodhte që ata të shpërfillnin punët e Profetit të tyre dhe të prisnin që të vinte një burrë i huaj e t’u tregonte mirësjelljen para detyrimit për Profetin. Pastaj, si do të lejonte profeti Shuajb që Musai, profeti i Zotit, të ishte punëtor në shtëpinë e tij, kur dihet se ai ishte më i miri dhe më lart se Shuajbi si profet. Por Allahu është më i ditur për gjithçka. Vetëm nëse dikush mund të thotë se kjo ishte para se Musai të bëhej profet. Sidoqoftë, është e papranueshme që të pretendohet se bëhet fjalë për Shuajbin profet, pa pasur ndonjë argument të posaçëm për këtë nga Profeti ynë (a.s).