Select Page

Atëherë, ai u dha ujë bagëtive të tyre, pastaj u largua, që të ulej nën një hije. Atje tha: “O Zoti im! Unë kam (shumë) nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti.” – Ai u ul që të çlodhej nën hije, pasi ishte lodhur shumë. Në atë gjendje, duke i kërkuar Zotit që ta furnizonte dhe të kujdesej për të, tha: “O Zoti im! Unë kam nevojë për gjithçka që do të më japësh Ti. Unë jam nevojtar dhe i varfër për çdo mirësi që të më japësh dhe ta lehtësosh për mua.”

Kjo ishte një lutje duke paraqitur gjendjen nevojtare, dhe jo thjesht një kërkesë. Lutja duke i parashtruar Zotit gjendjen e dobët dhe nevojën e madhe është shumë më e fuqishme dhe e vlefshme sesa thjesht një kërkesë. Kështu vazhdoi Musai të lutej, duke i shprehur Zotit varfërinë, përunjësinë e nevojën e vet, ndërkohë që dy vajzat u larguan në drejtim të shtëpisë së tyre dhe babait plak, për ta njoftuar për atë që ndodhi. Më pas, babai i tyre dërgoi tek Musai njërën nga dy vajzat e tij. Allahu e përshkruan këtë skenë duke thënë: