– ”Nga ana më e largët e qytetit erdhi me nxitim një njeri …” – Nga dashuria për Musain, ky burrë i mirë vrapoi këmbëzbathur për të paralajmëruar Musain, para se ta kapnin në befasi.
– ”… dhe tha: “O Musa! Paria është duke vendosur për vrasjen tënde.” – Ata janë duke marrë një vendim në lidhje me ty.
– ”Largohu nga qyteti! Unë të këshilloj çiltërsisht dhe të dua të mirën.”. – Dhe Musai ashtu veproi. Ai u largua nga qyteti me të shpejtë e fshehtas.