– ”Musai u gdhi në qytet i frikësuar dhe duke u ruajtur.” – Pas asaj vrasjeje, Musai u gdhi në qytet i frikësuar dhe duke u fshehur. Ai ruhej nga familja dhe populli i Faraonit. Ai pati frikë sepse kjo ishte ngjarja e parë e këtij lloji ku ai përfshihej drejtpërdrejt. Asnjë izraelit nuk kishte guxuar më parë të bënte një vepër të tillë, përveç Musait, dhe ajo që pritej nuk ishte e mirë. Në këtë gjendje pritjeje…
– ”… përsëri, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë një ditë përpara, e thirri.” – Pra, i njëjti person, – izraeliti që i kishte kërkuar ndihmë një ditë më parë – i kërkoi ndihmë kundër një egjiptiani tjetër. Atëherë, Musai i tha atij duke e qortuar:
– “Ti qenke ngatërrestar i madh!” – Qenke ngatërrestar dhe keqbërës i papërmbajtur.