– ”Musai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij nuk shikonin. Atygjeti dy veta që po ziheshin. Njëri ishte prej popullit të tij (izraelit) dhe tjetri ishte prej armiqve të tij.” – Hyri ose në kohën e drekës, kur njerëzit flenë e qetësohen, ose në një kohë tjetër, kur pushojnë dhe nuk dalin nëpër qytet. Pra, gjeti dy njerëz që po përballeshin fizikisht. Njëri ishte nga populli i Musait (Izraelit) dhe tjetri ishte një kopt i Egjiptit.
– ”Izraeliti i kërkoi ndihmë kundër armikut të tij …” – Kjo tregon se njerëzit e dinin se Musai ishte izraelit. Nga ana tjetër, fakti që izraeliti i kërkoi ndihmë Musait tregon se Musai kishte fituar një emër, nga i cili të tjerët kishin frikë. Ai kishte prestigj në oborrin e Faraonit.
– ”… prandaj Musai e shtyu atë me forcë dhe ai vdiq.” – Duke iu përgjigjur kërkesës për ndihmë nga izraeliti, Musai e shtyu me forcë koptin, shtyrje e cila i shkaktoi vdekjen, sepse Musai ishte shumë i fortë fizikisht. Por Musai (a.s) u pendua për këtë që ndodhi dhe tha:
– “Kjo është vepër e shejtanit …” – Kjo ndodhi për shkak të nxitjes dhe zbukurimit që shejtani i bën ligësisë.
– ”Nuk ka dyshim se ai është armik i betuar, që të çon në humbje.” – Ajo që ndodhi erdhi nga nxitja e armiqësisë dhe e përpjekjes së tij për të devijuar dhe humbur njeriun. Pastaj i këkoi falje Zotit, duke thënë: