Select Page

Kur (Musai) arriti moshën madhore dhe u bë i pjekur …Kur arriti në kulmin e fuqisë trupore e mendore, pra, rreth të dyzetave, dhe kur u maturua.

… Ne i dhamë urtësi dhe dituri.Ne i mundësuam që të njihte dispozitat dhe ligjet e Zotit dhe të gjykonte mes njerëzve me ato ligje. Ai i dhuroi Musait dituri të madhe edhe në shumë drejtime të tjera.

Kështu i shpërblejmë Ne bamirësit.Kështu i shpërblejmë ata të cilët janë bamirës si në lidhje me adhurimin e Zotit, ashtu edhe në lidhje me krijesat. Ata që arrijnë gradën e ihsanit në të dyja këto aspekte, Allahu i Madhëruar u dhuron dituri, urtësi dhe gjykim të drejtë. E gjithë kjo është në varësi të bamirësisë së tyre. Kjo tregon edhe njëherë për gradën e lartë të ihsanit të Musait (a.s).